
Dënimi i Skënderbeut vijon të mbetet ende një çështje e nxehtë në vendin tonë. Klubi korçar pret ende nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të mësuar vendimin përfundimtar pasi ka apeluar dënimin 10-vjeçar, ku përjashtiohet nga Kupat e Europës. Një vendim tjetër i rëndë ishte edhe heqja e titullit kampion i sezonit 2015-2016 për skuadrën e Skënderbeut nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa bazohej në faktet e sjella nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Por, së fundmi, në buletinin e botuar na kanalin zyrtar, CAS-i sqaron të vërtetën duke treguar se Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka gabuar në interpretimin juridik të çështjes. Sipas dokumentit të publikuar, organi i drejtësisë sportive në vendin tonë nuk ka respektuar minimumin e rregullave të jurisprudencës, duke vepruar si legjislator (formuluar nene të reja), ndërkohë që për një çështje të tillë duhej të bazohej thjesht në interpretimin e rregullores ekzistuese. Gjithashtu ajo që krijon kakofoni është shkresa zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit në drejtim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, ku argumenton se Skënderbeu është dënuar në bazë të një rregulloreje të krijuar kohët e fundit, për të cilën klubet e tjera nuk kishin ende dijeni për formimin e saj. Pra, një vendim që bie krejtësisht ndesh me garën e ndershme.
Kësisoj Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në vendimin e publikuar në fund jep konkluzionin duke shkruar: "Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit krijoji një praktikë të re, të cilën e aplikoi në dënimin e Skënderbeut, ku i jepte të drejtë të dënonte një klub duke u bazuar vetëm në dyshime për manipulime ndeshjes, pa pasur asnjë provë konkrete. Paneli i CAS-it arrin në përfundimin se kjo praktikë nuk është e lejueshme. Për më tepër kjo praktikë nuk është e qartë dhe nuk i është komunikuar klubit. Ndaj, komisioni i CAS-it arrin në përfundimin se klubi i Skënderbeut nuk mund të dënohet në bazë të kësaj praktike".
[gallery size="full" columns="1" ids="319762,319763,319764,319765,319766"]