Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bylisi hidhet në sulm, në bisedime me ish-mesfushorin e Besës

Shkruar nga NEWSPORT
Bylisi hidhet në sulm, në bisedime me ish-mesfushorin e Besës

Bylisi u shpall kampione në Kategorinë e Parë dhe tani duhet të mendojë për të përforcuar ekipin për në Superiore. I piketuari i ekipit ballshiot është Donald Mëllugja, i cili e mbylli sezonin e shkuar me Besën e Kavajës.

24 vjeçari nga Burreli dhe klubi i Besës kanë dhënë divorcin dhe me shumë mundësi, pritet që të vazhdojë të luajë sezonin që vjen me ekipin ballshiot. Kujtojme se 24 vjeçari Mëllugja luajti 19 ndeshje me Besën, ku 18 i ka nisur si titullar.

Gjatë karrierës së tij, Mëllugja është aktivizuar për 6 sezone me skuadrën e qytetit, Burrelin. Në sezonin 2017-2018, Mëllugja ishte pjesë e Ilirsë së Fushë-Krujës, për të kaluar më pas te Besa. Me kavajasit, mesfushori grumbulloi 1573 minuta, duke arritur të shënojë edhe një gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga