Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BYLIS përballë 3 “ish”-ëve, mallakastriotët të “karikuar” për Tiranën: Merr një fëmijë në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Sot, Bylis do të luajë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Një sfidë që ka prodhuar gjithmonë rivalitet me të dy skuadrat që do të tentojnë të marrin pikët maksimale. Mallakastriotët duket mjaft të motivuar para këtij takimi, teksa në orët e para të mëngjesit të sotëm ftojnë tifozët të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit. “Sot mos mungo, “Adush Muça” të pret! Merr dhe një fëmijë me vete!”, shkruhet në faqen zyrtare të Bylisit.

Sakaq nga kampi i Tiranës shkojnë në Ballsh 2 ish lojtarë dhe mesfushori që luan si titullar për bardheblutë. Bëhet fjalë për Orges Shehin dhe drejtorin Tefik Osmani, si dhe Vesel Limajn. Të 3 kanë luajtur për mallakastriotët duke dhënë kontributin. Por, prania e tyre në “Adush Muça” me siguri ka “karikuar” në maksimum skuadrën e Arjan Bellait. Ndeshja Bylis – Tirana është programuar të luhet në orën 15:00.

[caption id="attachment_663009" align="alignnone" width="746"] Postimi i klubit mallakastriot[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga