
Crvena Zvezda mund të përjashtohet nga kompeticionet europiane. Duke parë situatën e koronavirusit nëpër botë, UEFA ka vendosur të mos tolerojë asnjë ekip. Zvezda ka zhvilluar një miqësore me Napredak me datën 25 korrik, të cilën e fitoi 2-1. Sipas medieve serbe, një futbollist i Napredak ka rezultuar pozitiv me koronavirus, e ekziston frika se mund t'a kenë pësuar edhe lojtarët e Crvena Zvezdës.
Lojtari i quajtur Marko Mrkiç është infektuar me Covid-19. Ai do izolohet menjëherë, në mënyrë që të shmangen kontaktet me të tjerë.
Kujtojmë që Crvena Zvezda është kundërshtari i Tiranës në turin e dytë kualifikues të Champions, në rast se kryeqytetasit kalojnë pengesën e Dinamos së Tbilisit (E programuar me 19 gusht). Gjithsesi, duhet të presim një vendim nga UEFA...