
Darnell Kithambo është futbollisti më i ri i Ilirisë, kampionët e sezonit të shkuar të Kategorisë së Dytë (Grupi A). Pasi mbylli aventurën në Serie D me Sammaurese, sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të niste një të re ne Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Kithambo ka një të shkuar në Angli me ekipe si Coggeshall dhe Saffron Walden, ndërkohë që ka luajtur edhe në Kosovë me Rahovecin dhe Prishtinën e Re. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 50 mijë euro.
Njoftimi i KF Iliria:
KF Iliria prezanton përforcimin më të ri në repartin ofensiv: Darnell Kithambo. Me eksperiencë në Serie D të Italisë, si dhe me aktivizime në futbollin kosovar me Prishtina e Re dhe KF Rahoveci, Darnell sjell dinamizëm, forcë fizike dhe instinkt goli në skuadrën tonë.
View this post on Instagram