
Pas barazimit me Vllazninë, Teuta do të përballet me Kastriotin në Kamëz për javën e 7 të Abissnet Superiore. Durrsakët nuk kanë fituar asnjë ndeshje këtë sezon dhe janë në vendin e 9 me 4 pikë. Trajneri Shkëmbi ka vazhduar me përgatitjet për këtë ndeshje teksa më në fund ka stërvitur një grup të plotë.
Që prej ardhjes së tij, mungesat kanë qenë prezente me dyshen e qendrës së mbrojtjes, Qaqi dhe Jazxhi që mungojnë prej javësh. Jazxhi është stërvitur normalisht ndërsa për Qaqin do të vendoset përpara ndeshjes nëse Shkëmbi do të rrezikojë apo jo. Ildi Gruda dhe Alban Çejku janë të rikthyerit e tjerë.
Poll