Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Burim Kukeli: Luajtëm me mentalitet fituesi dhe ia dolëm

Shkruar nga NEWSPORT
Burim Kukeli: Luajtëm me mentalitet fituesi dhe ia dolëm

Burim Kukeli, njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësues shqiptare të futbollit, i cili nuk luajti dje, për shkak të plotësimit të numrit të kartonave të verdhë, ka dalë në konferencë për shtyp duke u shprehur i lumtur për fitoren e kuqezinjve. Kukeli i ka dhënë rëndësi të veçantë frymë së ekipit, ku të gjithë mendojnë për rezultatin pozitiv.

"Jam i lumtur që kemi marrë tri pikët. Mendoj që është shumë e rëndësishme për ne dhe është sukses i madh për gjithë shqiptarët. Më së fundi lodhja e madhe, pas tri ndeshjesh u shpërblye me një fitore. Kur futemi në fushë, kemi gjithmonë në mendje fitoren. Këto tri ndeshje kemi luajtur fort dhe dje u shpërblyem. Kjo është falë punës së trajnerit dhe gjithë stafit që ka meritat e tij. Mentaliteti që kemi deri në fund, është për ta fituar takimin. Mendoj që aty shihet që jemi ekip. Festuam gjithë bashkë duke treguar edhe njëherë që jemi një. Jemi të lumtur për njëri-tjetrin, pavarsisht se kush shënon. Ne kemi bërë maksimumin, tani shpresojmë të kalojmë grupin me sytë që i kemi te grupet e tjera", shprehet Kukeli.

I pyetur se te cila ndeshje e ka pengun e tij më të madh, ku kuqezinjtë së paku duhej të kishin marrë një pikë ai tha:

"Me Francën. Është gjynah që e humbëm ndeshjen në fund", përfundoi Kukeli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga