Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Armando Broja. 21 vjeçari i ka dërguar një fanellë të tijën me numrin 18 dhe një shënim në të.
“Për Edi Ramën. Faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët”, shkruhet në fanelën që Armando Broja i ka bërë dhuratë Ramës.
Kryeministri ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë dhuratë dhe falenderon futbollistin e kombëtares. “Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”,shkruan Edi Rama.
[caption id="attachment_683768" align="alignnone" width="300"] Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook[/caption]
Poll