Sot, Flamurtari do të luajë miqësoren e radhës dhe të fundit në Turqi. Vlonjatët do të ndeshen me kazakët e FK Aktobes sot në orën 17:30 (ora lokale), në Belek.
Kushtet atmosferike si duket nuk kanë qenë aq të mira, pasi ekipi është duke zhvilluar stërvitjen në reshjet e mëdha të breshërit, duke krijuar probleme për trajnerin dhe futbollistët.
Kjo miqësore do t'i shërbejë dhe trajnerit Mezani, pasi do të jetë prova e radhës për të parë gjendjen e ekipi në fushë dhe për të përcaktuar më pas repartet që mund të kenë probleme dhe për të ndërhyrë pa nisur ende pjesa e mbetur e kampionatit.
Ndërkohë që Flamurtari ka në plan edhe një miqësore me një prej skuadrave të Kategorisë së Parë pas mbërritjes në Shqipëri, që do të jetë dhe prova e fundit për ekipin vlonjat. Emri i ekipi ende nuk është zbuluar nga drejtesit e klubit.
[gallery columns="1" size="full" ids="73802"]
