
Vllaznia do ta nisë vitin 2022 ndaj Tiranës në transfertë. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45. Prej ditësh, skuadra shkodrane është përgatitur për këtë ndeshje me trajnerin Brdaric që ka bërë gati “kurthin” për bardheblutë në mënyrë që të dalin me 3 pikë nga ky takim.
Tekniku gjerman ka zgjedhur edhe formacionin titullarë që do të zbresë në fushë dhe nuk ka bërë pothuajse asnjë ndryshim nga sfidat e kaluara. Në portë do të luajë Zogovic, në mbrojtje, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, kurse në mesfushë, Krymi, Jonuzi dhe Da Silva. Në sulm, Brdaric ka zgjedhur Ardit Hoxhajn dhe Latifin që do të jenë në ndihmë të Aralica që me shpejtësinë e tij do të krijojë jo pak probleme për mbrojtjen e Tiranës.