Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Braktis Maqedoninë e Veriut për kombëtaren shqiptare, talenti 19-vjeçar i thotë “PO” Alban BUSHIT

Shkruar nga NEWSPORT
Braktis Maqedoninë e Veriut për kombëtaren shqiptare, talenti

Kombëtarja shpresa ka “peshkuar” në Maqedoni për mesfushorin  e kërkuar, me Alban Bushi që po kërkon talentet për të formuar një grup kompetitiv. Kohët e fundit në radhët e U-21 vjeçarëve janë afruar shumë emra të rinj të cilët premtojnë për të ardhmen e fanellës kuqezi.

Sipas shtypit të shkruar i fundit lojtar që ka pranuar të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkomëbtare është mesfushori 19-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës. Bëhet fjalë për Reshat Ramadani, i cili luan si mesfushor shkatërrues.

Në të kaluarën ka veshur fanellën e moshave të Maqesonisë së Veriut, U-19, U-20 dhe U-21. Origjina e tij është shqiptare dhe në këtë mënyrë pritet të marrë ftesën e Alban Bushit në grumbullimin e radhës.

Ramadanit këtë sezon me Shkëndijën e Tetovës zhvillur 18 ndeshje, 13 në kampionat, ndërsa 5 duele të tjera i ka në garat europiane, ku tetovarët morën pjesë në Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga