
Edon Zhegrova - Jonathan David
Pas disa sezonesh në Francë, Jonathan David ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Lille. Sulmuesit kanadez i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovojë.
Në “pole position” për të përfituar shërbimet e yllit të klubit francez thuhet se është Juventusi. Siç raporton “Tuttosport”, bardhezinjtë e kërkojnë prej kohësh David dhe në verë do të tentojnë të nënshkruajnë me të si transferim i lirë.
Megjithatë, për këtë marrëveshje Juventusi do të duhet të sigurojë patjetër pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Poll