Kombëtarja po përjeton moment historik, kanë siguruar “biletën” për fazën “play-off” të Botërorit 2026 dhe janë 2 ndeshje larg për t’u kualifikuar për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor.
Viti 2026 do të vendos shumë edhe për fatet e dy lojtarëve me origjinë shqiptare që kërkon Sylvinho, fjala është për Brajan Gruda dhe Nelson Weiper.
Të dy janë pjesë te Gjermania U-21, teksa kanë tipare ofensive. Sipas mediave gjermane, si Gruda dhe Weiper e kanë shumë të vështirë për t’u integruar në radhën e “Pancerave”, aty ku trajneri Nagelsman është “fanatik” në përzgjedhje dhe “risitë” janë me “pikatore”, sikurse mbingarkesa në fazën ofensive.
Gruda vitin e ardhshëm do të mbush 22-vjeç, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” përkon me 28 milionë euro, shto 12 milionë euro vlerën e Weiper.
