Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ Donacioni i Mbappes shoqërohet me shkarkimin e oficerit të kombëtares franceze

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Donacioni i Mbappes shoqërohet me shkarkimin e oficerit të
Kylian Mbappe

Një donacion i bërë nga Kylian Mbappe pas Kupës së Botës 2022 ka çuar në largimin nga detyra të një oficeri të lartë policie, përgjegjës për sigurinë e ekipit kombëtar francez të futbollit. Oficeri, kishte rol kyç në mbrojtjen e futbollistëve dhe ishte i afërt me familjen e Mbappe. Ai mori në qershor të 2023-shit një shumë prej 60.300 eurosh, e cila përfaqësonte bonusin personal të kapitenit francez nga Botërori në Katar.

Sipas medias "Mundo Depertivo" donacioni nuk u deklarua tek eprorët, duke sjellë ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare (DGPN). Edhe pse Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare nuk propozoi fillimisht ndëshkim, autoritetet vendosën pensionimin e detyruar të oficerit më 20 dhjetor.

Pavarësisht skandalit, ish-oficeri do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit francez, pasi është punësuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) me kontratë të përkohshme deri në përfundim të Kupës së Botës 2026. Burime pranë yllit të Real Madridit konfirmojnë se edhe katër zyrtarë të tjerë të stafit kishin marrë nga 30 mijë euro secili pas Botërorit, në një gjest mirënjohjeje nga Mbappe për kontributin e tyre gjatë turneut.

Poll

Lexo gjithashtu