Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk kemi bërë asgjë sot në fushën e lojës, edhe golin e shënuam nga gabimi i rivalit”, Edlir Tetova i dorëzuar: Dinamo e meritoi fitoren dhe Superkupën

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kemi bërë asgjë sot në fushën e lojës,
Edlir Tetova

Egnatia dhe Dinamo, e gjetën veten në duelin vendimtar për Superkupën e Shqipërisë. “Dyluftim” ky nga i cili ekipi i Egnatias, nuk doli dot me fitore. Kjo e fundit ishte një kampione në fuqi vjet, por u “nënshtrua” këtë vit nga Dinamo. Ndërsa për paraqitjen e ekipit në fushë, trajneri i ekipit Edlir Tetova ka dhënë dhe një deklaratë për mediat:

“Nuk kishim asgjë në dorë. Dinamo e meritoi. E bëmë golin tonë me fat. Nuk kemi bërë asgjë sot në fushën e lojës. Sot kishim presion. Ideja ishte të bënim një manovër që e bënim gjithmonë, por nuk ndodhi kështu në takimin e sotëm.

Mund ti japim meritat Dinamos për gjendjen fizike. Dinamovitët realizuan qarkullim të denduar të topit me stacione. E përsëris, nuk bëmë asgjë. Nuk luftuam as për topin e parë.

Ne ishim të gatshmë për të dalë në sulm, ndërsa linim hapësira në prapavijë. Në finalen e Kupës, 120 minuta folën për ne. Nuk ndodhi kjo gjë sot. Largimet e Dajsinanit dhe Xhemajli? Nuk kam shumë informacione. Nëse largohen lojtarë, duhet përforcime. Politikat e klubit dihen që bëjnë këto lëvizje.

Egnatia momentalisht nuk ka nevojë për lojtarë. Mjaftonë të mos largohet askush. I kam thirrur lojtarët kur u barazua ndeshja. Po ndërhyra! Po jepja këshilla se si duhet të mbroheshim dhe më pas shumë shpejtë pësuam golin e dytë”.   

Poll

Lexo gjithashtu