Albion Rrahmani vazhdon të shkëlqejë në Rumani. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të miqësores Zaglebie – Rapidi i Bukureshtit(0-1).
Rrahmani ndryshoi shifrat e takimit në favor të Rapidit, kur luhej minuta e 82’. Si një njohës i mirë i golit, mjaftoi një prekje në zonë për të dërguar topin në rrjetë.
23-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin rumun dhe për 2 vite të tjera. Para 1 sezoni, Rapidi bleu kartonin e tij nga Ballkani për shifrën e 600 mijë euro.
Poll