
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës. Fqinjët e Shqipërisë kanë mposhtur Liechtenstein me shifrat e pastra 3-0 në transfertë.
Miqtë e nisin mjaft mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e shtatë falë golit të Trajkosvkit. Teksa pjesa e parë ishte drejt përfundimit, Visar Musliu dyfishoi shifrat për Maqedoninë.
Ndërsa goditjen finale për Liechtensteinin, miqtë e dhanë në fundin e takimit me Miovskin i cili realizoi dhe golin e tretë. Maqedonia e Veriut udhëheq momentalisht në Grupin J me tre pikë të plota.
Goli i Trajkovskit
Poll