Kristian Preknicaj
Kristian Preknicaj ka mbyllur aventurën e tij me Enna në Itali. Skuadër që militon në Serie D në Itali.
Aventura e tij në Itali ka zgjatur vetëm pak muaj, teksa u transferua te Enna gjatë merkatos së verës.
23-vjeçari njihet në Shqipëri, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Teutës. Në Superiore ka luajtur vetëm 1 sezon dhe më pas u transferua te Lushnja, ku luajti për gjysmë sezoni.
Në aventurën e tij te Enna, mundi të shënonte vetëm 3 gola, teksa tashmë mbetet pa skuadër dhe del futbollist i lirë në treg. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i shkodranit.
Poll
