
Milan
Ku ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i këtij sezoni, Milani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm. Ditën e sotme, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar fanellat e sezonit 2025/26.
Uniforma e re e Milanit është me vijat vertikale kuqezi historike, me një ndërthurje me disa flakë që kalojnë mes tyre. Ndërsa ka ndryshime edhe në logo, ku mbizotëron vetëm e kuqja e ndezur dhe vijat e bardha.
Lojtarët që janë përzgjedhur të prezantojnë fanellat e Milanit janë Christian Pulisic, Theo Hernandez, Rafael Leao, Santiago Gimenez dhe Kyle Ëalker. Megjithatë, ky i fundit nuk ka gjasa të qëndrojë në Milano për sezonin e ardhshëm.
Feel it in your soul ???????? #SempreMilan @pumafootball
— AC Milan (@acmilan) May 22, 2025