
Pamje nga Gewiss Stadium, Bergamo
Sfida mes Atalantës dhe Comos e vlefshme për javën e 5-të të Serie A është shtyrë përfundimisht për t’u luajtur në një ditë tjetër.
Kjo ndeshje ishte planifikuar që të startonte në orën 20:45, por reshjet e shiut kanë bërë që orari të mos zbatohej. Arbitrat dhe zyrtarët së bashku me lojtarët kanë pritur përreth 1 orë, por është marrë vendimi përfundimtar që kjo ndeshje të shtyhej.
Reshjet e denduara të shiut kanë ‘pushtuar’ si fushën e lojës, por edhe shkallët e stadiumit "Gewiss" të Bergamos.
Kujtojmë që titullar në këtë ndeshje ishte projektuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe të ekipit bergamask.
Poll