
Sfida mes Atalantës dhe Comos e vlefshme për javën e 5-të të Serie A është shtyrë. Kjo ndeshje ishte planifikuar që të startonte në orën 20:45, por reshjet e shiut kanë bërë që orari të mos ‘zbatohet’.
Reshjet e denduara të shiut kanë ‘pushtuar’ si fushën e lojës, por edhe shkallët e stadiumit. Rreth 45 minuta kanë kaluar nga orari zyrtar, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për zhvillimin e kësaj sfide.
Kujtojmë që titullar në këtë ndeshje ishte projektuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe të ekipit bergamask.
Atalanta’s game against Como tonight is delayed due to heavy rain #AtalantaComo pic.twitter.com/YrPtLFTIld
— FootballAwaydays (@Awaydays23) September 23, 2024
Atalanta vs Como match delayed
— SabeloStorm (@sabelostorm) September 23, 2024
pitch in poor condition ahead of match pic.twitter.com/9kVnCTOPRj