
Milan dhe Olivier Giroud do të ndajnë rrugët mes tyre në fund të sezonin dhe për këtë prej javësh ka nisur puna për zëvendësuesin e tij. Sipas mediave italiane bëhet me dije se drejtuesit kanë “pikasur” dy lojtarë që do të tentojnë transferimin e tyre.
Në “pole – position” qëndron Santiago Gimenez i Feyenoord, i cili i kushton 50 milionë euro. 23-vjeçari ka shënuar 21 gola në 29 ndeshje me skuadrën holandeze. Madje për këtë kanë nisur negociatat, pasi babi i lojtarit dhe angjeti i tij janë n Milano për të diskutuar me kuqezinjtë mbi mundësinë e transferimit.
Por jo vetëm kaq, pasi Milan po mban edhe një pistë hapur për Serhout Giurassy, i cili aktualisht është pjesë e Stuttgartit. Këtë sezo 28-vjeçari po shkëlqen me skuadrën gjermane, ndërsa vlerësohet me 20-25 milionë euro.