
Cesc Fabregas
Sezoni aktual i Comos në Serie A nën drejtimin e Cesc Fabregas, mund të konsiderohet i mirë deri diku. Skuadra liqenore pozicionohet në vendin e 13-të të Serie A dhe me shumë mundësi ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Nga ngjitja e tyre vjet, qëndrimi në Serie A ishte objektivi i skuadrës së Comos. Objektivi i arritur me në krye ish-mesfushorin e Spanjës, mund ta shpërblejë këtë të fundit me qëndrimin e tij në krye të ekipit.
Siç raportojnë mediat italiane, Cesc Fabregas është i destinuar të mbetet edhe një sezon si trajner i Comos. I lidhur me kalime të mundshme tek Milani, Roma dhe Leipzig, 37-vjeçari ka vendosur qëndrojë në klubin lombard.
Poll