
Santiago Gimenez është futbollisti më i ri i Milan, ndonëse palët edhe nuk kanë firmosur kontratën mes tyre. Sulmuesi ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në “San Siro”, ku ka ndjekur nga afër derbin mes Milanit dhe Interit.
Gimenez ka qëndruar i ulur në tribunë përkrah Zlatan Ibrahimovic. Pikërisht ky i fundit ka folur për këtë tranferim, ku drejtuesit e kanë tentuar që në korrik, por vetëm në janar të këtij viti kanë mundur të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Ky transferim u ka kushtuar arkave të kuqezinjve plot 35 milionë euro bashkë me bonuset.
“Vendimet që kemi marrë këtë dimër janë të gjitha për të përmirësuar ekipin. A është Gimenez aq i fortë sa Vieri? Jo, ai është si Ibra. Ai është në një nivel tjetër. Ne e kemi ndjekur dhe e kemi dashur që në korrik, por nuk kishte mundësi atëherë. Tani ai është këtu me ne”, ka deklaruar suedezi.
Kujtojmë se Gimenez në ditët në vazhdim do t’iu në shtrohet vizitave mjekësorë në Milano dhe më pas do të firmos me kuqezinjtë një kontratë për 4 vite. Gjithashtu do të veshë fanellën me numrin 7, numër që më parë është mbajtur nga Moratta.