Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Sulmuesi anglez s’mjafton për Arsenal, “topçinjtë” falin pikë në transfertë dhe rihapin garën e titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi anglez s’mjafton për Arsenal,
Arsenal

Arsenal ka barazuar në transfertë përballë Brentford, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Brentford Community Stadium”, u mbyll 1-1.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan miqtë me anë të anglezit Madueke. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Brentford barazoi me rrjetën e tundur nga ana e Lewis-Potter.

Kështu, “topçinjtë” mbeten në vendin e parë me 57 pikë, 4 më shumë se Manchester City ndjekës, duke rihapur garën e titullit. Në krahun tjetër me 40 pikë, Brentford mbetet i 7-ti.

Goli i Madueke

Poll

Lexo gjithashtu