Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ “Show” mes 3 golave dhe kartonit të kuq! Manchester United s’ia del me 10 lojtarë në shtëpi, i bën nder Leeds-it

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Show” mes 3 golave dhe kartonit të kuq! Manchester
Manchester United - Leeds

Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Leeds, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi me shifrat 1-2.

Ishte Leeds, i cili kaloi në avantazh të dyfishtë në 29 minutat e para. Sulmuesi zviceran Noah Okafor ishte protagonist absolut, duke shënuar në minutën e 5-të dhe në të 29-tën.

Në krahun tjetër, golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”, e shënoi mesfushori Casemiro, por nuk mjaftoi. Vlen të theksohet që prej minutës së 56-të, Manchester United luajti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të qendërmbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez.

Kështu, Man United mbetet në vendin e 3-të me 55 pikë. Në krahun tjetër me 36 pikë, Leeds blindon vendin e 15-të, duke iu larguar me 6 pikë zonës së ftohtë, që do të thotë rënie nga kategoria.

GOLAT:

Goli i Okafor (Man United 0-1 Leeds)

Goli i Okafor (Man United 0-2 Leeds)

Goli i Casemiro (Man United 1-2 Leeds)

Poll

Lexo gjithashtu