
Ka lajme të mira për Manchester Cityn dhe Pep Guardiolën. Rodri është rikthyer të stërvitet pas 5 muajsh. Para më shumë se 5 muajsh spanjolli këputi ligementin dhe ditën e premte ka zbritur në fushë për të nisur me përgatitjet.
Fillimisht në momentin e dëmtimit është menduar se fituesi i “Topit të Artë” mbylli sezonin, por tashmë ka rezultatet mjaft pozitive dhe Rodri mund të rikthehet më shpejt seç pritej, madje mund të luajë në ndeshjet e fundit të “Qytetarëve”.
Diçka të tillë e ka zbuluar edhe Pep Guardiola. Timonieri është shumë i lumtur për rikthimin e tij, ndërsa nënvizon se gjithsesi klkubi nuk do të rrezikojë me të derisa ai të rikuperohet plotësisht.
“Tifozët duhet ta dinë se ata nuk janë të vetmit që janë të emocionuar. Janë bërë pesë muaj, gjashtë muaj, por një hap me kohën, ne nuk duam të marrim vendime budallaqe ta rikthejmë atë shumë javë më herët.
Është mirë por ai nuk është ende afër për t’u rikthyer do të thosha. Por ai po e prek topin sot, në dhomë e zhveshjes po bën kontakte me lojtarët.
Ai ndihet i sigurt, ai ndihet më shumë i lumtur. Nuk e prisja që ai të rikthehet para përfundimit të sezonit, as për Kupën e Botës për Klube, por ndoshta në Premier League do të ndodhë”, ka theksuar Guardiola.
On the road to recovery ???? pic.twitter.com/WovR8p6417
— Manchester City (@ManCity) February 28, 2025