Pamje nga goli i shënuar në ndeshjen Wolves - Sunderland
Sunderland është duke kryesuar në sfidën përballë Wolves me shifrat minimale 1-0.
Në përballjen të cilën skuadra e Granit Xhakës po e luan në transfertë, për llogari të javës së 35-të në Premier League, mesfushori me origjinë shqiptare është bërë protagonist pasi shërbeu për Mukielen që solli dhe golin e epërsisë në minutën e 17-të.
Një gol i organizuar në mënyrë mjeshtërore nga mesfushori i cili shërbeu saktë nga rivënia këndore duke gjetur në pozicionin e duhur shokun e skuadrës.
Goli i Mukiele, shërbyer nga Xhaka (Wolves 0-1 Sunderland)
Poll
