
Manchester United ka fituar përballë Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Gjithçka nisi me karton të kuq për portierin e “Bluve të Londrës”, Robert Sanchez, që në minutën e 5-të. Ndërkohë që 9 minuta më vonë, United gjeti golin e parë me Bruno Fernandes.
Në minutën e 37-të ishte Casemiro ai që dyfishoi shifrat. Ndërsa në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë, pikërisht mesfushori brazilian mori kartonin e dytë të verdhë, duke rikthyer baraspeshën në numër lojtarësh.
Megjithatë, miqtë nuk kishin forcën për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, duke shënuar vetëm një gol me Chalobah në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitoreje, “Djajtë e Kuq” shkojnë në kuotën e 7 pikëve duke u ngjitur në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit. Në krahun tjetër me 1 pikë më shumë, Chelsea mban vendin e 6-të.
Golat e ndeshjes:
Goli i Bruno Fernandes
Goli i Casemiro
Goli i Chalobah