Chelsea ka siguruar “biletën” për finalen në Kupë e Anglisë, e njohur si “FA Cup”, kompeticioni më i vjetër në rruzulltin tokësor. Golin e vetëm të ndeshjes kundër Leeds United e shënoi mesfushori argjentinas Enzo Fernandez, minuta e 23-të.
Pikërisht lojtari amerikano-latin ka marrë “nuancat” e të “padëshiruarit” te ekipi londinez, pas deklaratës befasuese në favor të kalimit te Real Madrid.
Në këtë gjysmëfinale, Leeds luajti më mirë, por fati nuk ishte me ta, teksa portieri Sanchez shpëtoj “mrekullisht” në disa raste “blutë” e Londrës.
Sfida u mbajt në mitikun “Wembley”, e ku të pranishëm ishin 82.542 mijë spektatorë. Në finale, Chelsea do të përballet me Manchester City, e planifikuar më datën 16 maj, stadiumi “Wembley”.
