Arsenali
Arsenali ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen në Kupën e Ligës së Anglisë, e njohur si “Carabao Cup”. “Topçinjtë” mposhtën në “Emirates Stadium” Crystal Palace pas 16 penalltishë.
Koha e rregull përfundoi me shifrat 1 – 1. Lacroix shënoi autogol në minutën e 80, duke kaluar në epërsi Arsenalin, por Crystal Palace nuk u dorëzua.
Në minutën e 90+5, miqtë barazuan me Guehi. Lacroix ishte i “mallkuar” në këtë ndeshje, pasi gaboi edhe në ekzekutimin e penalltisë. Në gjysmëfinale, Arsenalin e pret Chelsea.
Poll
