
Frenkie de Jong është një nga futbollistët që përflitet gjithmonë për një largim nga Barcelona. Pavarësisht se palët vetëm pak javë më parë zgjatën kontratën deri në vitin 2026, sërish holandezi qëndron në qendër të merkatos.
Sipas “Fichajes” bëhet me dije se Barça është e gatshme të heqë dorë nga De Jong nëse për shërbimet e tij vjen një ofertë tundese. Saktësisht nëse në tavolinë vjen ofertë me mbi 40 milionë euro.
Liverpool bëhet me dije se vazhdon të ndjekë me interes holandezin dhe anglezën siç dihet fillimisht kanë në dorë një ofertë prej 35 milionë euro. Skuadra nga Premier League shpreson që kjo ofertë në merkaton e verës të bindë katalanasit.
Gjithashtu edhe Manchester United nuk qëndron prapa në këtë pistë. Ndërkohë në prapavijë qëndrojnë edhe klube saudite, që janë të gatshe të shpenzojnë milionat për De Jong.