Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U rikthye në Premier League, Xhaka flet si futbollist i Sunderland: Krenar, e di mentalitetin e këtij klubi

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në Premier League, Xhaka flet si futbollist i Sunderland: Krenar,
Granit Xhaka

Granit Xhaka është rikthyer në Premier League pas 2 vitesh si lojtar i Bayer Leverkusen. Mesfushori shqiptar është prezantuar të skuadra e Sunderland.

32-vjeçari ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Sunderland. Xhaka shprehet mjaft i lumtur për aventurën e re dhe se do të japë maksimumin për të arritur objektivat me ekipi e ri.

“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjesi shumë të mire.

Ne jemi kthyer aty ku ky klub duhet të jetë, dhe duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë tonë. Ndihem i gatshëm ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësinë time. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh. Ka qenë një pritje e gjatë, por tani jam këtu dhe mezi po e pres”, ka deklaruar Xhaka. Ky i fundit do të mbajë ashtu siç jemi mësuar tashmë numrin 34.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga