
Pep Guardiola është shpallur trajneri i sezonit në Premier League. Këtë çmim individual, trajneri spanjoll e fiton për herë të 5-të, pasi udhëhoqi drejt titullit të 4-të kampionë dhe të 6-tit sezonal.
Spanjolli i City-t, Mikel Arteta i Arsenalit, Unai Emery i Aston Villas, Andoni Iraola i Bournemouthit dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit përbënin një listë prej pesë trajnerësh në një votim publik të kombinuar me një panel ekspertësh të futbollit.
Në fund ishte Guardiola që triumfoi, ku më pas theksoi se ky çmim ndahet edhe me Kloop, Artetën, Emery dhe të gjithë trajnerët e tjerë që kanë bërë paraqitje të mira në Premier League.
“Dua ta ndaj këtë çmim sidomos me Mikel Artetën për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në ndeshjen e fundit, duke na shtyrë në kufijtë tanë.
Sigurisht, ky çmim është edhe për Jurgen Kloppin, për betejat e paharrueshme për shumë e shumë vite. Dhe për Unai Emery, që ka bërë diçka të pabesueshme përsëri, duke e çuar Aston Villën në Champions.
Dhe për Andoni Iraolan e Bournemouthin, duke qenë sezoni i tij i parë në Premier League. Është nder të jem përkrah të gjithëve dhe të fitoj këtë trofe”, ka deklaruar trajneri i kampionëve të anglisë.