Pep Guardiola ka folur sërish për Julian Alvarez. Argjentinasi kërkon të ketë më shumë minuta në këmbët e tij dhe në këto kushte është i pakënaqur.
Për këtë arsye raportohet se do të ketë një largim nga “Qytetarët”, me Arsenalin dhe Atletico Madrid që janë gati të përfitojnë nga kjo situatë. Në lidhje me këtë timonieri katalanas ka theksuar se momentalisht është pjesë e Cityt dhe mezi pret të rikthehet në stërvitje për të përqafuar.
“Julian është absolutisht pjesë e jona, nuk ka asgjë të re në lidhje me situatën e tij apo zërat e merkatos. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër.
Ai do të rikthehet në ekip, teksa ka besimin tim maksimal. Unë e llogaris pjesë të skuadrës. Le të pushojë pak pas pjesëmarrjes në Olimpiadë me Argjentinën.
Dhe kur të jetë gati do të rikthehet përsëri në bazë. Unë jam gati ta përqafoj kur të rikthehet, gjithashtu do e uroj dhe komplimentoj për fitimin e Kupës së Amerikës”, ka deklaruar spanjolli.
Kujtojmë se Manchester City do të luajë derbin me untied, sfidë e vlefshme për Superkupën e Anglisë. Kjo përballje do të zhvillohet më 10 gusht në orën 16:00.