
Martin Zubimendi
Martin Zubimendi me shumë gjasa do të largohet nga Real Sociedad në fund të këtij sezoni. Palët nuk pritet të bashkëpunojnë më mes tyre dhe e ardhmja e futbollistit duket drejt një tjetër kampionati.
Ofertat për të nuk mungojnë si në La Liga ashtu edhe nga kampionate të tjera. Arsenali në Premier League duket i “fiksuar” pas shërbimeve të tij. Mikel Arteta është një nga “adhuruesit” e mesfushorit dhe tashmë anglezët mendojnë për ofertën që mund të bindë spanjollët.
Ndërkohë sipas mediave spanjolle mësohet se Sociedad që të lërë të lirë 26-vjeçari kërkon minimalisht 60 milionë euro. Siç dihet spanjolli është edhe në “radarin” e Real Madrid.
Poll