Siç dihet tashmë Ruben Amorim është trajneri i ri i Manchester Unties, i cili merr vendin e Erik ten Hag. Pep Guardiola e ka uruar homologun e tij për kalimin në Premier League, ndërsa është shprehur se nuk do t’i japë këshilla.
“Mirë se vjen në United, në Angli. Do ta përgëzoj të martën e ardhshme. Unë nuk jam personi i duhur për t’u dhënë këshilla kolegëve. Ata kanë shumë njerëz në United që mund t’i japin informacione dhe do ta bëjnë këtë”, ka theksuar spanjolli.
Kujtojmë se Amorim ka nënshkruar kontratë me United deri në qershor të vitit 2027 dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. 39-vjeçari merr zyrtarisht drejtimin e United më 11 nëntor, pasi kampionatet do të jenë në pauzë për shkak të sfidave të kombëtareve.