
Yann Bisseck
Manchester United ka nisur punën për sezonin e ri. Drejtuesit i kanë vënë syrin lojtarit të Interit.
Sipas meidave britanike bëhet me dije se anglezët pëlqejnë shumë karakteristikat e Yann Bisseck. 24 –vjeçari shihet nga drejtuesit mjaft premtues në prapavië dhe për këtë do të tentojnë edhe transferimin e tij në merkaton e verës.
Siç mësohet nga mediat britanike, 60 milionë euro është shumë që mund të ofrojnë “Djajtë” për shërbimet e tij. Një shumë e cila mund të tundojë italianët, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Kujtojmë se në këtë sezon ka luajtur në 36 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste.
Poll