Manchester City triumfoi 2-0 ndaj Brentford në çerekfinalen e Kupës së Anglisë. Pas këtij tirumfi ka folur Pep Guardiola, i cili ka ngritur në “piedestal” një nga futbollistët e tij.
Bëhet fjalë për Rayan Cherki, i cili po bën paraqitje mjaft pozitive me anglezët. Mesfushori ka fituar kështu jo vetëm besimin e trajnerit, por edhe “zemrën” e tij.
Guardiola thekson se edhe një i verbër mund ta kuptojë atë çfarë është i aftë të bëjë Cherki, duke nënvizuar se është një futbollist fantastik.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm pranë zonës së penalltisë së kundërshtarit. Ishte një gol fantastik, dhe madje edhe një burrë ose grua e verbër mund ta kuptojë se ai është një lojtar fantastik; nuk duhet të jesh gazetar apo trajner për ta parë këtë.
E kam parë Phil Foden të shënojë gola të tillë shumë herë, dhe Kevin De Bruyne e ka bërë këtë edhe më parë, kështu që jam i lumtur që rezultati u hap në atë mënyrë”, ka theksuar timonieri i anglezve.
