Ruben Amorim padikskutim ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Portugezi më 11 nëntor do të marrë zyrtarisht në dorë “frenat” e Manchester United, ku do të zëvendësojë në stol të shkarkuarin Erik ten Hag.
39-vjeçari do të luajë ndeshjet e fundit në krye të Sporting, për të kaluar më pas në Premier League. Në lidhje me kalimin në Angli te United dhe aventurën e re ka folur Amorim. Portugezi ka treguar se çfarë e shtyu të bëhej pjesë e “Djajve” dhe cilët janë objektivat e tij.
“Në fillim të sezonit, presidenti është këtu për ta konfirmuar, unë pata një bisedë me të dhe Hugo Viana dhe thashë se pavarësisht se çfarë ndodhi, do të ishte sezoni im i fundit me Sportingun.
United u interesua, pagoi klauzolën e lirimit dhe presidenti mbrojti interesat e klubit. Unë kurrë nuk kam diskutuar asgjë me presidentin, por kërkesa ime e vetme ishte që doja të largohesha në fund të sezonit. Kjo nuk ishte e mundur, pasi ofertën ishte tani ose kurrë.
Kisha tre ditë për të vendosur për diçka që më ndryshon jetën. Nuk është hera e parë që kam klauzolën time të lirimit të paguar nga një klub tjetër. E doja atë klub dhe atë kontekst, ashtu si kur iu bashkova Sportingut. Është e vështirë për mua të largohem”, përfundoi timonieri portugez.
Ruben Amorim will join United on Monday 11 November ⏳????????#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 1, 2024