
Pep Guardiola ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn. Shpesh kohët e fundit është folur për të ardhmen e tij.
Nga deklarata e spanjollit padiksutim janë gëzuar tifozët, të cilët janë të kënaqur me punën e trajnerit të tyre dhe dëshirojnë që të vazhdojë të udhëheqë “Qytetarët”. Timonieri katalanas është pjesë e anglezve që nga vera e vitit 2026, duke udhëhequr Cityn drejt fitimit të trofeve.
“Sigurisht që nuk do të qëndroj edhe 8 vite të tjera te City. Dua të jem i sigurt se vendimi që do të marr do të jetë i duhuri. Jo vetëm për mua, por edhe për klubin. Gjithashtu për futbollistët.
Jam shumë i sigurt se nuk do të qëndroj për 8 vite të tjera, sepse jam i idesë se është pozitive dhe gjë e mirë të rifreskohen lojtarët dhe trajnerët.
Në të njëjtën kohë ne kemi pasur sukses, duke fituar përsëri Premier League. Do të më pëlqente të qëndroja… Do të doja të isha pjesë e Cityt edhe në Botërorin për Klube”, ka theksuar 53-vjeçari.
Gjatë 8 viteve qëndrimi në Manchester, Guardiola ia ka dalë të fitojë 17 trofe, ku mes tyre janë 6 tituj kampionë.