
Onana - Martinez
Merkatoja e janarit do të sjellë shumë ndryshime te Manchester United. Kjo pasi shumë afrime dhe largime do të ndodhin te “Djajtë”.
Por janë 2 futbollistë që duket se nuk do të preken nga drejtuesit dhe nuk rrezikojnë aspak vendin e tyre. Sipas mediave britanike bëhet me dije se Andre Onana dhe Lisandro Martinez do të vazhdojnë të jenë pjesë e United edhe në pjesën e dytë të sezonit.
Onana vazhdon si portieri i parë, dhe Martinez shihet si jetik për rolin e qendërmbrojtësit të majtë. Ndërkohë nga Manchesterteri priten të largohen Marcus Rashford dhe Victor Lindelof.
Poll