Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Më ka ndihmuar shumë të rritem, do më mungojë”, Guardiola: Klopp tjetër nivel, kam ndjesinë se do të kthehet

Shkruar nga NEWSPORT
“Më ka ndihmuar shumë të rritem, do më
Jurgen Klopp - Pep Guardiola

Premier League “humbet” një trajner të madh. Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajner i Liverpool, me gjermanin që luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit në “Anfield” në stolin e “The Reds”.

Pep Guardiola që u shpall kampion në Premier League, nga “Etihad Stadium” foli edhe për konkurencën me Klopp. Spanjolli theksoi se Klopp e ka ndihmuar shumë të rritet dhe se do i mungojë shumë, pasi konkurenca me të e ka ngritur në një tjetër nivel futbollin anglez. Ndërkohë nga ana tjetër shpreson që Mikel Arteta të vazhdojë në krye të Arsenalit për t’i shtuar më shumë ngjyra kampionatit.

“Ai më ka ndihmuar kaq shumë herë. Më ka ndihmuar me ekipin e tij dhe ka qenë një konkurrent i madh në jetën time. Në shumë momente, nuk kam mundur ta zbuloj mënyrën se si mund t’i ndëshkoja ata siç mund t’i gjej për ekipet e tjera. Është kaq vështirë.

Jam i sigurt se Mikel Arteta dhe Arsenali do të vazhdojë trashëgiminë e tij për të na shtyrë në një nivel tjetër. Klopp është personalitet dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që ka fituar. Është në nivelin e Bill Shankly, Bob Paisley dhe legjendat e tjera.

Do të më mungojë shumë. Jurgeni ka qenë një pjesë vërtet e rëndësishme e jetës sime. Ai më çoi në një nivel tjetër si trajner. Mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht, kam një ndjesi se ai do të kthehet.

Dua të them shumë faleminderit për fjalët e tij, por ai personalisht e di se pas meje, ka shumë gjëra që më ofron dhe më jep ky klub. Përndryshe, i vetëm, nuk do të mund ta bëja. Jam mjaft i përulur për të kuptuar plotësisht”, ka përfunduar Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga