Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchesteri u turpërua ndaj Newcastle, Amorim: Koha të shpëtojmë sezonin me triumfin në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Manchesteri u turpërua ndaj Newcastle, Amorim: Koha të
Ruben Amorim

Manchester United humbi “fytyrën” në “St James’ Park”. Pasi pësuan një humbje 4-1 në Newcastle , sezoni i “Djajve të Kuq” vazhdoi të përkeqësohet, duke rënë përfundimisht në vendin e katërmbëdhjetë në Premier League. E vetmja mënyrë për ta bërë vitin më pak të hidhur do të ishte përmes Europa League.

Trajneri i Manchester United Ruben Amorim foli për “Premier League Productions” pas ndeshjes : "Vështirësi me Newcastle? Shumë gabime. Newcastle ishte më i fortë në topat e dytë, ne bëmë shumë gabime që e bënë më të vështirë fitimin e ndeshjes, kjo është e gjitha. Është e vështirë të identifikosh vetëm një aspekt, tani le të përqendrohemi tek e enjtja”.

“Mbrojtja? Unë mendoj se ju mund të shihni qartë se ne mund të bëjmë shumë më mirë, kjo është e gjitha. Le të përqendrohemi të enjten. Gabimet që bëmë sot nuk mund t'i përsërisim të enjten”.

Ndeshja me Lyon? Natyrisht është shumë e rëndësishme, ne kemi një shans për të shkuar në Champions. Është një ndeshje e rëndësishme, do të jetë shumë e vështirë, duhet të përqendrohemi në këtë dhe ta kalojmë. Është një sezon i përbërë, gjithashtu nga humbje të vështira, ne jemi mësuar të rikthehemi, le të bëjmë diçka ndryshe”, u shpreh Amorim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga