Manchester United ka nisur punën për gjetjen e një timonieri të ri. Është legjenda e klubit anglez, Gary Neville që ka zbuluar diçka të tillë. Pavarësisht se Michael Carrick po merr rezultate të mira në krye të “Djajve”, sërish drejtuesit kërkojnë një emër tjetër që t’i besojnë ekipin për sezonin e ri.
Nevillë zbuloi se në podkastin e tij se ai kishte pyet drejtpërdrejt zyrtarët e Unites për diçka të tillë. legjenda e United ka treguar se nga biseda mes tyre ka mësuar se puna për trajnerin e ri ka nisur prej javësh.
Këahtu mësohe se në listën e tyre përfshihen Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann, Eddie Hoëe, Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti. Gjithsesi mbetet të shihet se në muajt në vazhdim të mësohet se çfarë do të ndodhë.
