Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester City në krizë, Guardiola aspak dramatik: Kemi thyer çdo rekord, tani po e bëjmë në mënyrën e kundërt

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City në krizë, Guardiola aspak dramatik: Kemi thyer
Pep Guardiola

Manchester City po kalon një moment tepër të keq. Klubi anglez në 12 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 1, barazuar 2 dhe ka humbur plot 9 të tjera. Kjo ka bërë që “Qytetarët” të quhen zyrtarisht në krizë.

Pikërisht për këtë situatë ka folur trajneri i City, Pep Guardiola. Ky i fundit thotë se deri më sot ata kanë thyer rekorde, teksa së fundmi po e bëjnë këtë gjë, por në të kundërtën e fitoreve, duke humbur.

“Ky ekip ka qenë konstat për një kohë të gjatë dhe ne kemi thyer të gjitha rekordet. Tani po e bëjmë përsëri, por në një tjetër mënyrë, kjo është e vërteta. Duhet të gjejmë një mënyrë për të dalë prej kësaj situate që po kalojmë.

Ne humbëm me Aston Villa, por lojtarët duhet të japin “ok” e tyre dhe të pohojnë që do të përpiqen. Në fund të fundit është vetëm një lojë. Mund të fitoesh, humbësh, të jesh i njëjti, të ndryshosh gjërat, por kjo është vetëm një lojë”, tha Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga