
Manchester City dhe Arsenal po luftojnë “dhëmb për dhëmb” mes tyre për titullin kampion në Premier League. “Qytetarët” pas fitores 4-0 ndaj Fulham vazhdojnë të ndjekin “topçinjtë” me 1 pikë më pask.
Siç duket gara e vitit të kaluar po përsëritet dhe ekipi i Pep Guardiolës shpreson që teë jenë sërish ata që do të triumfojnë në fund. Pikërish timonieri i kampionëve në fuqi ka theksuar se lojtarët e tij argëtohen në ndeshjet që kanë presion të lartë. City ka një ndeshje më shumë se Arsenali për të zhvilluar dhe gjithçka është në dorën e tyre për titullin kampionë.
“Lojtarët e mëdhenj argëtohen kur në lojë është presion i lartë. Këta lojtarë janë mësuar në të gjithë këto vitet e fundit që të performojnë nën presion. Tani jemi sërish në fazën finale të kampionatit dhe kërkojmë që të mbërrijmë në ndeshjen e fundit duke e pasur vetë fatin tonë në duar. Ndaj Fulham bëmë një ndeshje të madhe, tani të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola.