
Wayne Rooney është një karakter i veçantë. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, legjenda e Manchester United po angazhohet me trajnimin e klubeve duke aspiruar të ngrihet në karrierën manaxheriale.
Anglezi po drejton ekipin Plymouth Argyle në elitën e dytë të futbollit anglez. Mirëpo ai shquhet për agresivitetin që e ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës.
Pas 8 kartonësh të kuq si lojtar ka ardhur dhe kartoni i parë i tillë si trajner. Në ndeshjen Plymouth-Blacburn fituar nga ekipi i Rooney me rezultatin 2-1 falë një goli në minutat shtesë, “skenën” e ka rrëmbyer stoli i skuadrës bregdetare.
Ish-lojtari i kombëtares angleze është përjashtuar në minutën e 87’ pas një sjelljeje deri diku të dhunshme ndaj arbitrit anësor. Ai është detyruar t’a ndjekë sfidën më tutje nga stolat si një spektator i thjeshtë.
Federata (FA) i ka lënë afat deri në 15 tetor për të sqaruar çështjen e cila bëri bujë në gadishullin britanik.
Një fakt që ra në sy ishte dhe se Rooney nuk u lejua të prenoncohej për transmetuesin zyrtar pas përfundimit të takimit.
