Ka lajme pozitive për tifozët e futbollit dhe kombëtares së Brazilit. Sipas një njoftimi zyrtar të shpërndarë së fundmi, Neymar Jr po shfaq përmirësime të dukshme pas dëmtimit që e mbajti larg fushave.
Neymar ka kryer një rezonancë magnetike të hënën, e cila ka konfirmuar se trajtimi po ecën sipas parashikimeve dhe parametrave të pritshëm.
Yllit brazilian do të vazhdojë të ndjekë planin strikt të përgatitjes të hartuar nga komisioni mjekësor i Kombëtares së Brazilit për fazën e rikuperimit.
“Ai është në gjendje të mirë dhe po afrohet dita kur do të jetë sërish gati për lojë”, është shprehur stafi mjeksor.
“Seleçao” ka konfirmuar zyrtarisht se gjendja e tij po evoluon mirë, duke rritur shpresat për një kthim sa më të shpejtë të futbollistit në aksion.
View this post on Instagram
