Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Partizani në kërkim të trajnerit të ri, mbrojtësi i kuq nuk pret dhe nis stërvitjen

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Partizani në kërkim të trajnerit të ri,
Partizani

Partizani është ende në kërkim të një trajneri, pasi mbylli një sezon me shumë oshilacione dhe jashtë Europës. Pas shkarkimin të tropojanit Oltijon Kërnaja, klubi i kuq s’e ka gjetur ende pasuesin e tij.

Mirëpo, me Partizanin që po vëzhgon “në çdo cep”, mbrojtësi Marjo Kola ka vendosur të mos qëndrojë “duarkryq”. Vetë 25-vjeçari ka publikuar në “InstaStory” një foto ka palestra.

Kola e tregon qartë që po punon edhe në ditët kur të tjerët pushojnë. Duket se mbrojtësi i krahut të djathtë e ka marrë shumë seriozisht aspektin fizik, duke “djersitur” për të qenë sa më në formë.

Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit 2025, Kola u mor nga Partizani B në ekipin A. Ishte pikërisht ish-trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja, ai i cili i besoi aftësive të 25-vjeçarit, me këtë të fundit që ia shpërbleu me performanca niveli.

FOTOLAJM/ Partizani në kërkim të trajnerit të ri,
"InstaStory" i Marjus Kolës

 

Poll

Lexo gjithashtu